Shqipëria, Greqia dhe Kroacia: Tre destinacione mesdhetare me përvoja unike për 2026-n

Shqipëria, Greqia dhe Kroacia: Tre destinacione mesdhetare me përvoja unike për 2026-n

Greqia dhe Kroacia vazhdojnë të tërheqin turma të mëdha vizitorësh, ndërsa turizmi në Shqipëri po rritet me një ritëm aq të shpejtë sa ndryshimi ndihet nga një verë në tjetrën, shkruan Vincent Mabire në revistën franceze të udhëtimit “Ulysse News”. I njëjti diell, i njëjti det, por përvoja që do të përjetoni në terren nuk do të ndihet aspak njësoj! Nëse keni udhëtuar së fundmi në Mesdhe, me shumë gjasa keni vënë re se – të njëjtat gjire dhe qytete të vjetra mbushen për muaj të tërë. Greqia dhe Kroacia kanë jetuar me këtë realitet prej vitesh. Shqipëria është destinacioni më i ri evropian – që po fiton njohje ndërkombëtare me shpejtësi. Për një udhëtim në vitin 2026, qëllimi nuk është të shmangësh turmat e...