Shqipëria forcon bashkëpunimin me UN Tourism, Gonxhja: Mbështetje për hapjen e Akademisë së Turizmit në Shqipëri!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka takuar sot në Panairin e Turizmit në Madrid, Sekretaren e Përgjithshme, të UN Tourism, Sheikha Al Nowais, e cila ka marrë detyrën në janar. Takimi i parë zyrtar me Al Nowais u mbajt në panairin ndërkombëtar të turizmit Fitur, ku Shqipëria prezantohet me sloganin ”Albania All Senses” si një destinacion gjithëvjetor. Në takim u diskutua mbi suksesin e Shqipërisë si destinacion turistik, si edhe mbi hapjen e Akademisë së Turizmit në Shqipëri, nismë që mori mbështetjen e plotë të Sekretares së Përgjithshme. Sipas Gonxhes, UN Tourism do të asistojë Shqipërinë me ekspertizë të specializuar sipas nevojave të identifikuara ndërkohë që të dy palët dakordësuan një plan pune me pika konkrete bashkëpunimi. Panairi Fitur është një nga...
Burimi:
kohajone.com