Shqipëria e përfshirë në dosjen “Epstein”/ TCH siguron email-in e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të KiE: Isha në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme
Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi 3.5 milionë mesazhe nga dosja e Jeffery Epstein. Në morinë e mesazheve, në postën elektronike të tij rezulton e përmendur edhe Shqipëria. Top Channel ka siguruar një e-mail ku përmendet vendi ynë. Në njërin prej tyre mesazhi i është dërguar Jeffrey Epstein nga Thorbjorn Jagland, ish kryeministër i Norvegjisë dhe në atë kohë mbante postin e ish Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës. Mesazhi mban datën 25 maj 2012 dhe ai përmban një përgjigje që Thorbjon Jagland i kthen një e-maili të marrë disa orë më herët nga Jeffrey Epstein. Thorbjorn Jagland i përgjigjet në orën 21 e 37 minuta. “Përshëndetje Jeffrey! Jo nuk e kam telefonuar ende. Isha në Tiranë, Shqipëri. Vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj...
Burimi:
top-channel.tv