Shqipëria e 11-ta në botë për karburantin më të shtrenjtë, taksat që po zbrazin xhepat e shqiptarëve

Shqipëria e 11-ta në botë për karburantin më të shtrenjtë, taksat që po zbrazin xhepat e shqiptarëve

Shqipëria renditet e 11-ta në botë për çmimin e karburanteve, sipas të dhënave të Global Petrol Prices. Pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritjes së tensioneve pas luftës në Iran, tregjet ndërkombëtare të naftës reaguan menjëherë me luhatje të forta, duke shtuar presionin mbi çmimet me pakicë në shumë vende. Në Shqipëri, ky presion u reflektua mbi një treg që edhe më parë karakterizohej nga nivele të larta çmimesh, kryesisht për shkak të barrës fiskale. Sipas të dhënave më të fundit, benzina në Shqipëri kushton 2.27 dollarë për litër. Ky nivel e vendos vendin pranë ekonomive me të ardhura shumë më të larta për frymë, si Gjermania, Holanda, Danimarka apo Norvegjia. Në të njëjtën kohë, çmimi në Shqipëri rezulton më i lartë...