“Shqipëria duhet të jetë në përputhje me legjislacionin”/ Zvërneci dhe Integrimi, Presidenti i KE Costa i qartë
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa në fjalën e tij në konferencë më kryeministrin Edi Rama u pyet për Zvërnecin. Gjatë fjalës së tij Costa theksoi se në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin. “Në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin. Nuk mund të flas për një projekt të veçantë…Me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit Europian në Shqipëri”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al