“Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira”, raporti i “Freedom House”: Tirana zyrtare lë pas Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

“Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira”, raporti i “Freedom House”: Tirana zyrtare lë pas Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit vjetor të organizatës Freedom House me seli në Uashington. Megjithatë, Kosova ka shënuar një përmirësim të vogël në Raportin e vitit 2026 për Lirinë në Botë, duke u vlerësuar me 61 pikë nga 100, një më shumë se një vit më parë. Në raportin e publikuar më 19 mars thuhet se në Kosovë “gjykatat kanë nxjerrë vendime që dëshmojnë pavarësinë e tyre, megjithëse janë përballur me trysni të madhe politike”. Sipas raportit, kriza politike dhe institucionale që goditi Kosovën gjatë vitit të kaluar, kur vendi u qeveris pothuajse tërë kohën nga një qeveri në detyrë, ka ndikuar në përparimin e vendit në gjyqësor. “Në Kosovë, për shembull, ligjvënësit e sapozgjedhur...