Shqipëria dënon sulmin rus me dron në Rumani
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas sulmit rus me dron në Galați të Rumanisë, duke dënuar ashpër aktin që goditi një ndërtesë banimi dhe la të plagosur civilë, mes tyre edhe një të mitur. Në deklaratën zyrtare, Shqipëria shprehu solidaritetin e plotë me popullin dhe autoritetet rumune, ndërsa uroi shërim të shpejtë dhe të plotë për të plagosurit. Sipas Ministrisë, incidenti përbën një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse, duke nxjerrë në pah koston njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe rrezikun që kjo luftë paraqet për sigurinë e civilëve edhe përtej kufijve ukrainas. Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme: Shqipëria dënon sulmin rus me dron në Galați, Rumani, i cili goditi një...
Burimi:
opinion.al