“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës: Edi Rama frikacak! Jep dorëheqje
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj ka nisur protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë pas skandaleve dhe aferave korruptive që tani janë edhe nën hetim nga SPAK, veçanërisht dy dosjet e bujshme të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t. Pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme, lëvizja politike tubohet sot (17 janar) për një tjetër protestë të thirrur me mbështetësit e saj. Qindra qytetarë dhe mbështetës u panë në bulevard mbrëmjen e sotme, teksa tundnin flamuj dhe parulla dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë. Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, ata iu drejtuan me marshim kryeministrisë në bulevardin e madh. Protestuesit mbajnë në duar pankarta ironizuese për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësen e tij, Belinda...
Burimi:
gijotina.com