“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Ka nisur protesta para Kryeministrisë, e thirrur pasditen e kësaj të shtune, nga “Shqipëria Bëhet”. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh, për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas skandaleve dhe aferave korruptive që përfshinë qeverinë. Kjo është protesta e katërt kombëtare e thirrur nga Adriatik Lapaj, ndërsa ky i fundit prej vitit të kaluar ka nisur fillimisht i vetëm protestat para kryeministrisë, ndërsa më pas i janë bashkuar edhe qytetarët. Ndërkohë raportohet se protestës së sotme, i janë bashkuar edhe emigrantë shqiptarë të diasporës, të cilët kanë ardhur enkas për protestën dhe pritet të largohen sërish nga Shqipëria. Kësaj proteste i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri. Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar këtë të...
Burimi:
gijotina.com