Shqipëri-Kosovë-Kroaci forcojnë bashkëpunimin ushtarak, Vengu: Stërvitja e parë trilaterale do të zhvillohet gjatë këtij viti
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes tyre, me takimin e përbashkët të shefave të shtabeve të tre vendeve në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu sipas së cilit ky takim sinjalizon vullnetin për më shumë bashkëpunim ushtarak mes vendeve, më shumë ndërveprueshmëri dhe më shumë gatishmëri operacionale. Fokusi i takimit ishin stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.
Burimi:
kohajone.com