Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane
Një organizatë kriminale me origjinë shqiptare, e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, është çmontuar nga autoritetet italiane në përfundim të një operacioni të gjerë antidrogë të koduar “Rondò”. Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua në disa zona të Italisë qendrore dhe jugore, duke çuar në 20 persona nën masë sigurie, mes të cilëve 7 të arrestuar, ndërsa të tjerët hetohen në gjendje të lirë me masa më të buta. Baza në Montesilvano, furnizimi nga Shqipëria Sipas raportimeve, hetimet, që zgjatën mbi një vit, zbuluan një rrjet të strukturuar të trafikimit të kokainës dhe heroinës. Baza operative e grupit ishte vendosur në zonën e Montesilvano, ndërsa droga trafikohej nga Shqipëria drejt Barit dhe më pas shpërndahej në rajonin e Abrucos. Sasitë e drogës hynin në rajon përmes dy kanaleve kryesore: kokaina...
Burimi:
gijotina.com