Shqetësim mbrojtja e Ballukut, korrupsioni i përhapur”, eurodeputetët 305 amendamente për Shqipërinë
Këtë të premte, 20 mars, eurodeputetët kanë dorëzuar 305 amendamente në Parlamentin Europian për raportin e 2025 për Shqipërinë i cili është një alarm i kuq për qeverinë Rama sa i takon mangësive në zgjedhje, drejtësisë dhe keqqeverisjes. Theksohet se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe se, pavarësisht progresit të arritur në kuadrin ligjor dhe institucional, Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatet konkrete në hetime, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta. Raporti i propozuar nën drejtimin e reporterit për Shqipërinë, Andreas Schieder, nxjerr në pah dështimet serioze të qeverisë shqiptare në fusha kyçe si zgjedhjet dhe drejtësia, duke u ndalur edhe tek çështja Balluku dhe bllokimi që maxhoranca i bëri drejtësisë në Kuvend për imunitetin e...
Burimi:
sot.com.al