“Shpopullimi masiv që po i ndodh Shqipërisë, po vret të ardhmen”/ Teliti, i revoltuar: Nuk mban më ujë pilafi, mjaft
Dorian Teliti, këshillitar Ekonomik i PD-së, i ftuar në nje studio televizive u shpreh se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë shpopullimi, ku rreth 33 mijë të rinj të larguar përbëjnë një shifër më të madhe se popullsia e një qyteti si Lushnja. Sipas tij, ky eksod i të rinjve po godet drejtpërdrejt themelet e shoqërisë dhe po vë në rrezik tregun e punës dhe sistemin e pensioneve. Ai theksoi se mungesa e shpresës, problemet ekonomike dhe degradimi i arsimit dhe shëndetësisë janë faktorët kryesorë të këtij fenomeni. Teliti paralajmëroi se rreth 740 mijë pensionistë përballen me pensione të ulëta dhe kushte të vështira jetese, në një sistem gjithnjë e më të paqëndrueshëm. Sipas tij, pasojat e shpopullimit po ndihen në çdo sektor...
Burimi:
sot.com.al