“Shpëton” Barbulloja, linja të reja për fshatin në Lezhë që vuante nga problemet me energjinë elektrike

“Shpëton” Barbulloja, linja të reja për fshatin në Lezhë që vuante nga problemet me energjinë elektrike

Problematikat e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në fshatin Barbullojë të Lezhës kanë marrë vëmendjen e OSHEE-së. Agjencia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur ndërhyrjen për ndërtimin e linjave të reja, pasi rrjeti ekzistues kishte degraduar për shkak të mungesës së investimeve prej dekadash. Banorët thonë se ndërprerjet dhe luhatjet e vazhdueshme të energjisë elektrike ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik për jetën e tyre, pasi shpeshherë nga tensioni i lartë kanë patur dëme në banesa. Në fshatin Barbullojë po vendosen shtylla të reja bashkë me përcjellës elektrikë kabllorë, ndërsa përfitues nga kjo ndërhyrje janë një numër i konsiderueshëm abonentësh. Top Channel