Shpërthimi që vrau 67-vjeçarin/ Gazetari jep detaje nga Gjykata e Shkodrës: Gerti Bushati vendosi lëndën plasëse

Shpërthimi që vrau 67-vjeçarin/ Gazetari jep detaje nga Gjykata e Shkodrës: Gerti Bushati vendosi lëndën plasëse

Gazetari, Teodor Gjerga në një lidhje live nga Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka dhënë detaje të reja lidhur me 4 personat e arrestuar për shpërthimin me eksploziv që i mori jetën Hysni Ymerit. Gazetari bën me dije se 4 të arrestuarit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi pritet të njihen me masën e sigurisë. Ai thekson se është zbardhur roli i Bushatit i cili ka vendosur lëndën plasëse dy ditë para ngjarjes që i mori jetën 67-vjeçarit. Mësohet se ndaj 4 të arrestuarve rëndojnë akuzat vrasje me paramendime e kryer në bashkëpunim, shkatërrim i pronës me eksploziv, mbajta pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit. Gjithashtu ndaj tyre rëndojnë akuzat për prodhim dhe shitje e narkotikëve në...