Shpërthimi me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri/ U la në burg, Gerti Bushati: Porositësi më tha se do ishte për të trembur dikë, jo për të vrarë
Gert Bushati është lënë me masën “arrest me burg nga Gjylata e Shkallës së Parë në Shkodër, i dyshuar në vrasjen e Hysni Ymerit. Bushati ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë 27 dhjetor në panelin e matësve elektrik e cila shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67 vjeçarit. Në deklaratën e tij në polici autori i dyshuar Bushati ka thënë se tre shtetasit e tjerë të arrestuar Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë e tritolit. Ndërkohë gjykata dha “Arrest me burg” edhe për Gjergj Zefi, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Hysni Ymerit me tritol. Këta tre shtetas nuk...
Burimi:
top-channel.tv