Shpërthimi me eksploziv në Tiranë/ Arrestohen 7 persona, policia zbardh detaje nga ngjarja

Shpërthimi me eksploziv në Tiranë/ Arrestohen 7 persona, policia zbardh detaje nga ngjarja

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10 mars në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në një automjet në pronësi të shtetasit O. K., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë vënë në pranga 7 persona të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët dyshohet se vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal dhe rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Gjatë operacionit u sekuestruan prova materiale, mes tyre biçikleta e përdorur gjatë kryerjes së krimit, rrobat e autorit, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit si dhe disa aparate celularë. Sipas policisë, menjëherë pas shpërthimit u ngrit një grup hetimor që, përmes...