Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Shpërthimi i boksit elektrik në Shkodër, ndërron jetë 55-vjeçari
Ka ndërruar jetë 55-vjeçari që mbeti i plagosur nga shpërthimi në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, ku dyshohet se ka shpërthyer paneli i matëseve të energjisë elektrike. “Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel