Shpërthim në një banesë në Romë, humbin jetën dy persona

Shpërthim në një banesë në Romë, humbin jetën dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fortë që shkaktoi shembjen e një ndërtese të vjetër. Viktimat, një burrë dhe një grua, u gjetën brenda godinës së braktisur në momentin e shpërthimit. Sipas dyshimeve të para, ata po përpiqeshin të ndërtonin një mjet shpërthyes, i cili shpërtheu aksidentalisht. Ngjarja ndodhi pranë zonës së Parco degli Acquedotti, në një ndërtesë të vjetër të njohur si “Casale del Sellaretto”. Ngjarja u zbulua nga një person që po vraponte në zonë. Ndërkohë, banorët e zonës kishin dëgjuar një shpërthim të fortë një natë më parë. Në vendngjarje shkuan policia, zjarrfikësit dhe ekspertët, të cilët po hetojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie. Top Channel