Shpërthim me tritol në Lezhë, i vendoset lëndë plasëse automjetit të agjentit të krimeve
Një shpërthim me tritol ka mdodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Rreth orës 5:30 të mëngjesit i është vendosur lëndë plasëse një agjenti policie. Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se makina është në pronësi të agjentit të krimeve me iniciale G.Gj. Nga shpërthimi kanë ndodhur dëme të shumta materiale ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave. Njoftimi i policisë: Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në...
Burimi:
top-channel.tv