Shpërthen bombola e gazit në ballkonin e shtëpisë në Vlorë
Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 10 Korrik, në zonën e Lungomares, në ambientet e një apartamenti, konkretisht në ballkonin e tij. Sipas zjarrfikësve, bombola ka pësuar një defekt, duke shkaktuar rrjedhje gazi dhe më pas shpërthim zjarri. Si pasojë, është dëmtuar një pjesë e dhomës së apartamentit, si edhe ballkoni ku qëndronte bombola e gazit për gatim. Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar zjarrfikësit dhe policia, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv