Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, plagoset një person

Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një boksi elektrik, paraditen e sotme, në lagjen Perash në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Nga shpërthimi dyshohet se i plagosuri ka marrë lëndime të shumta. Top Channel