Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Shpërthen avokati: Nëse dikush do më prekë tokat e paraardhësve, do t’i jap plumbin ballit
Avokati Kujtim Cakrani ka paralajmëruar se do të jetë kundër kujtdo që tenton të investojë në tokat e familjes së tij në Karavasta, duke përmendur emra konkretë dhe duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë. “Nuk ka shans Edi Rama me oligarkët e tij që t’i japi tokat e mia, të familjes time, të firmëtarit të pavarësisë që ka lënë kockat për këtë vend, t’ia japi oligarkëve rusë,” deklaroi Cakrani. Deputeti demokrat Sajmir Korreshi, si ish-drejtues në zonë, zbuloi se kishte bllokuar më herët tentativat për të ndryshuar statusin e tokës nga “produktive” në “improduktive”, një manovër që sipas tij, synonte hapjen e rrugës për ndërtimin e parqeve fotovoltaikë. Ai denoncoi gjithashtu rastet për tjetërsim prone, duke përmendur një kallëzim penal të bërë prej tij për 1000 hektarë...