Shpërndau 111 foto e video me përmbajtje pornografike me të mitur, fieraku përballet me drejtësinë, në celularin e tij u gjetën…
Prokuroria e Fierit FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një person, i cili akuzohet se ka shpërndarë dhe ruajtur materiale me përmbajtje seksuale me të mitur në disa platforma të rrjeteve sociale. Sipas hetimeve, shtetasi me iniciale I.M., ka shpërndarë në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje seksuale me të mitur në platformat si, “Mobile Streaming”, “TikTok” dhe “Pinterest.com”. Gjatë kontrolleve në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy aparate celularë “smartphone”, nga kontrolli i të cilëve janë zbuluar 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, në moshë 10–12 vjeç. Njoftimi i Prokurorisë: "Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim, shtetasin I.M për veprën...
Burimi:
zeri.ai