Shpërndau 111 foto dhe video me përmbajtje pornografike me të mitur, dërgohet për gjykim shtetasi në Fier
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin I.M., për veprën penale “Pornografia”. Hetimet u nisën pas referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, dhe zbuluan se i pandehuri kishte shpërndarë në platformat e ndryshme sociale si Mobile Streaming, TikTok dhe Pinterest 111 foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur. Me urdhër të gjykatës u krye kontroll personal dhe i banesës së të pandehurit, duke sekuestruar dy aparate “smartphone” dhe duke u mundësuar prokurorëve hyrjen dhe inspektimin e të dhënave për hetimin e veprës penale. Ekspertiza tekniko-kompjuterike zbuloi gjithsej 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike të fëmijëve, kryesisht të...
Burimi:
top-channel.tv