Shpërndante kokainë dhe Kanabis në qytetin e Lushnjës, pranga 36-vjeçarit

Shpërndante kokainë dhe Kanabis në qytetin e Lushnjës, pranga 36-vjeçarit

DVP Fier/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni “Fokusi”. Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, vihet në pranga një 36-vjeçar. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe pas një hetimi 1-mujor, finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë...