Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Fierit mbrëmjen e së martës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Odise Hajdari, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytet. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan 55 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 562 gramë lëndë narkotike kanabis. Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fier, për vijimin e veprimeve ndaj 36-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.