Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

Një efektiv policie në Elbasan është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Gjykata dhe ka pezulluar nga detyra inspektorin me inicialet E.K, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Elbasanit. Po ashtu, gjykata ka dhënë ndaj tij edhe masën e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Sipas AMP, nga hetimet nga rezultuar se punonjësi i policisë duke shpërdoruar detyrën ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm. “Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitin 2025, ku nga hetimet e zhvilluara me metoda...