‘Shpërbërja’ e grupit kriminal që shiste armë në Tiranë, vihet në pranga pas një muaji një nga anëtarët në kërkim

‘Shpërbërja’ e grupit kriminal që shiste armë në Tiranë, vihet në pranga pas një muaji një nga anëtarët në kërkim

Vijon operacioni i koduar “Members”, i zhvilluar rreth 1 muaj më parë, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, në Tiranë. Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale, është arrestuar edhe një tjetër pjesëtar i grupit. Bëhet fjalë për shtetasin Ardian Cuku. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Members”, të zhvilluar më datë 17 dhjetor 2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u ndalua shtetasi Ardian Cuku, 31 vjeç, banues në Kamëz. Gjykata e Tiranës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim. Nga...