Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Mësuesja 58-vjeçare që u pa në video duke goditur dhe fyer nxënës në një shkollë 9-vjeçare në Kamëz është shpallur në kërkim nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 nisën procedurat pas pamjeve të transmetuara në një emision investigativ, ku ajo shfaqej gjatë orës së mësimit duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve. Sipas policisë, ndaj saj rëndojnë dyshime për dhunë gjatë procesit mësimor, ndërsa hetimet janë mbështetur si në pamjet filmike, ashtu edhe në veprime të tjera hetimore. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasen M. H., 58 vjeçe, pasi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, si dhe me veprimet e tjera hetimore të kryera, dyshohet se...
Burimi:
gijotina.com