Shpallet në kërkim Klesti Çela pasi dhunoi Fatmir Metën në ambientet e IKMT! Policia: U ndihmua nga tre persona
Drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela është shpallur në kërkim pasi dhunoi në zyrë me qytën e pistoletës Fatmir Metën, drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Klesti Çela, kunati i Ergys Agasit, akuzohet se së bashku me tre persona të tjerë të paidentifikuar kanë goditur Fatmir Metën në institucion. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton policia. Burimet bënë me dije se përplasja brenda...
Burimi:
gijotina.com