Shoqëria Civile thirri protestë për rritjen e çmimit të naftës, tubimi nuk realizohet: Qytetarët nuk paraqiten
Pamje nga bulevardi TIRANË- Shoqëria Civile thirri sot një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri. Por, shumë pak njerëz kanë marrë pjesë. Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, tubimi ishte paralajmëruar që të zhvillohej sot në orën 17:00 para Kryeministrisë. Protesta vinte si një reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve në vend, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Por, kjo protestë nuk u realizua./ZËRI
Burimi:
zeri.ai