Shoqatat kërkojnë që Hasi të këtë statusin e Bashkisë, Boçi: Të vendosim në hartë dhe ato territore që e meritojnë

Shoqatat kërkojnë që Hasi të këtë statusin e Bashkisë, Boçi: Të vendosim në hartë dhe ato territore që e meritojnë

Komuniteti i Hasit ka ndërmarrë hapat e parë për të çuar zërin e tij pranë Komisionit të Reformës Territoriale. Në një takim publik të zhvilluar në Tiranë, Shoqa ta “Hasi” dhe Diaspora Hasjane argumentuan se kjo zonë duhet të ketë status të veçantë bashkiak, duke theksuar vlerat e saj historike dhe identitare. Gjatë takimit u prezantuan materiale fotografike dhe dëshmi historike që pasqyrojnë traditën dhe kulturën e krahinës, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott. “Deri më tani nuk ka asnjë deklarim zyrtar për këtë bashki, por pikërisht ngaqë nuk ka deklarim zyrtar, frika ekziston. Do të ishte mëkat që gjithë ky çlirim vlerash, që shpërthejnë me energjitë më të mira, të ndërpritet”, u shpreh Kujtim Morina, Kryetar i Shoqatës Atdhetare...