Shoqata Shqiptare e Bankave thirrje qytetarëve: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat bankare
Shoqata Shqiptare e Bankave ka njoftuar publikun mbi disa raste të fundit të telefonatave mashtruese të realizuara përmes teknologjisë VOIP (telefonata përmes internetit), përmes të cilave individë të paautorizuar tentojnë të përfitojnë të dhëna bankare dhe informacione personale nga qytetarët. Sipas njoftimit, në ditët e fundit janë raportuar telefonata që vijnë nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ku përdoret emri i një banke. Në disa raste, në ekranin e telefonit mund të shfaqet emri ose logoja e bankës, duke krijuar përshtypjen se telefonata është zyrtare, ndërkohë që bëhet fjalë për një përpjekje mashtrimi. Shoqata sqaron se këto telefonata realizohen përmes internetit dhe identiteti i vërtetë i telefonuesit nuk mund të verifikohet përmes adresave të tilla. Gjatë komunikimit, personat që telefonojnë mund...
Burimi:
kohajone.com