Shoqata e gjyqtarëve, thirrje Kuvendit: Po cenoni standardet e shtetit të së drejtës, shmanget gara për postet drejtuese

Shoqata e gjyqtarëve, thirrje Kuvendit: Po cenoni standardet e shtetit të së drejtës, shmanget gara për postet drejtuese

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ndryshimet ligjore që prekin statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një deklaratë publike gjyqtarët deklarojnë se kjo paketë ndryshimesh të dërguara nga Kuvendi për konsultim, rrezikon të bjerë ndesh me parimet themelore të shtetndërtimit, si ndarja dhe balancimi i pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit. Deklarata e plotë: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë është një njohur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si pjesë e një pakete ndryshimesh të ligjeve të reformës në drejtësi, të dërguar nga ana e Kuvendit, për konsultim. Në parim, Shoqata është shprehur gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me Kuvendin...