Shoqata e gjyqtarëve rezolutë KLGJ: 1100 dosje për gjyqtar! Kontrollet kryhen nga persona të patrajnuar

Shoqata e gjyqtarëve rezolutë KLGJ: 1100 dosje për gjyqtar! Kontrollet kryhen nga persona të patrajnuar

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i është drejtuar me një rezolutë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke ngritur shqetësime serioze dhe urgjente mbi funksionimin e gjykatave, veçanërisht të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, si dhe të gjykatave administrative. Shoqata thekson se që prek 7 vitesh, pas mbarimit të procesit të vetingut, këto gjykata përballen me një mbingarkesë të paprecedentë të çështjeve penale. Sipas dokumentit, një gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës përballon mesatarisht mbi 1100 çështje, ndërsa në Gjykatën e Apelit rreth 50 mijë dosje që datojnë në vitet 2017-2018, presin akoma të shqyrtohen. Shoqata ngre alarmin se kjo situatë ka cenuar drejtpërdrejt parimin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, eficiencën e...