Shoqata e Gjyqtarëve reagon për statusin e magjistratëve dhe prokurorëve: Po uzurpohet pushteti i KLGJ
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ndryshimet ligjore që prekin statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në reagim theksohet se me ndryshmet ligjore shmanget gara për postet drejtuese në pushtetin gjyqësor si dhe po tentohet të uzurpohet pushteti që Kushtetuta i ka dhënë Këshillit të Lartë Gjyqësor në emërimin e kryetarëve të gjykatave. Reagimi i plotë: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë është një njohur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, si pjesë e një pakete ndryshimesh të ligjeve të reformës në drejtësi, të dërguar nga ana e Kuvendit, për konsultim. Në parim, Shoqata është shprehur gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar...
Burimi:
gijotina.com