Shoferi i dehur me shpejtësi skëterrë, detaje nga aksidenti tragjik në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçarja
Arbër Xhaxhaj DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti te Ura e Dajlanit ku mbeti e vdekur një 18-vjeçare, Vikena Greku, dhe tre të tjetrë u plagosën. Arbër Xhaxhaj, drejtuesi i mjetit tip BMW X5 ka qenë i pirë dhe me shpejtësi shumë të lartë në krahun e lëvizjes Tiranë-Durrës. Sipas testit të alkoolit ka rezultuar i dehur në masën 0.5 mg/l. Si pasojë e aksidentit edhe 2 këmbësorë mbetën të dëmtuar, të cilët pasi morën ndihmë mjekësore në spital janë larguar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pamjet tregojnë dinamikën e aksidentit, ku automjeti tip BMW X5 me shpejtësi 300km/h u përplas me barrierat anësore tek Ura e Daljanit duke i “marrë përpara” dhe ka “fluturuar” poshtë. Mjeti nga Ura e Dajlanit ka përfunduar tek një biznesh lulesh...
Burimi:
zeri.ai