Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik
Reshjet e borës e kthyen Malin e Dajtit këtë fundjavë në një destinacion mjaft të kërkuar këtë të diel për qytetarët e Tiranës, por jo vetëm. Kërkesa e lartë për ta vizituar atë ka dhënë efekte të menjëhershme edhe në trafik, ku disa akse të kryeqytetit kanë qenë tërësisht të bllokuara. Pamjet me radhë kilometrike të automjeteve i përkasin rrugës Xhanfize Keko, për të vijuar me rrethrrotullimin pranë Institutit të Shëndetit Publik, rrugën Sotir Çaci e Shefqet Kuka, që të lidhin me zonën e Dajtit. Kaos në lëvizjen e automjeteve pati dhe në rrugën Myslym Keta, që të lidh me rrugën e Arbrit, ku makinave iu desh më shumë se 1 orë për të përshkruar disa kilometra. Bllokimi i këtyre segmenteve rrugore shkaktoi radhë kilometrike...
Burimi:
gijotina.com