Shkrumbohet nga zjarri një makinë në Vlorë, dyshohet për…(FOTO)

Shkrumbohet nga zjarri një makinë në Vlorë, dyshohet për…(FOTO)

pamje nga vendngjarja VLORË- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë vendit të njohur si "Te Rrapi". Sipas informacioneve paraprake, makina ka marrë flakë gjatë lëvizjes dhe brenda pak minutash është përfshirë totalisht nga zjarri. Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që aktualisht është bllokuar qarkullimi rrugor. Një pjesë e konsiderueshme e mjetit është shkrumbuar nga flakët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen nuk dihen shkaqet e ngjarjes, teksa dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike në automjet. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit./ZËRI