Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Shkrumbohet nga flakët makina në Pogradec, dyshohet e qëllimshme, një person është konstatuar në…
makina e djegur POGRADEC- Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen ne.2, në qytetin e Pogradecit. Policia bën me dije se automjeti në pronësit të shtetasit, A.M., ka qenë i parkuar. Ndërkohë që sipas burimeve dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa në afërsi të rrugës ku ndodhi ngjarja, është kontatuar një person. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ka qenë i parkuar”, njoftoi sot policia. Megjithatë, ende nuk dihen detaje apo rrethanat e ngjarjes, teksa po punohet edhe identifikimin e autorit. /ZËRI