Shkrumbohet nga flakët banesa në Pukë/ Nuk ka të lënduar, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike

Shkrumbohet nga flakët banesa në Pukë/ Nuk ka të lënduar, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Haxhiaj” të njësisë administrative Gjegjan, në Pukë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë nga qendra e bashkisë, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë e vështirë. Si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht banesa e familjes Ndoj. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë 5 anëtarët e familjes kanë mbetur pa strehë. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike Top Channel