Shkrumbohet gjatë natës banesa në Vlorë
Një banesë është përfshirë nga flakët, pak pas mesnate në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë. Sipas informacioneve në media, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur në rrethana ende të paqarta banesa është përfshirë nga zjarri. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale duke djegur totalisht një dhomë dhe kuzhinën e banesës, ndërsa kanë arritur të neutralizohen nga zjarrfikësit. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi:
kohajone.com