Shkrumbohen nga zjarri dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Shkrumbohen nga zjarri dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

pamje nga ngjarja VLORË- Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në Vlorë, pak pas mesnate. Flakët kanë përfshirë fillimisht një automjeti tip "Benz" me targa AB 550 LV, ndërsa më pas zjarri është përhapur edhe te një automjet tjetër tip “BMW” me targa AB 652 UI. Policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm./ZËRI