‘Shkrihet’ Kadastra e Vlorës, zhvendoset në Tiranë! Punonjësit kundër, Çuçi: S’e di, kur…?
FOTO ILUSTRUESE VLORË-Njoftimi për mbylljen e Kadastrës së Vlorës dhe shpërnguljen e saj në Tiranë është kundërshtuar nga punonjësit. Mbi 50 punonjës së Kadastrës së Vlorës, kanë firmosur gjithashtu një peticion kundër kësaj lëvizje të institucionit. Ata raportojnë se janë njoftuar më 23 janar për zhvendosjen. Në një peticion drejtuar kreut të ASHK-së, punonjësit e Kadastrës së Vlorës thonë se vendimi për transferimin është i pakonsultuar dhe bie ndesh me parimin e shërbimit pranë territorit. Në kërkesën e tyre theksohet se vendi i ushtrimit të punës është kusht thelbësor në kontratë e çdo ndryshim bëhet me pëlqimin e punëmarrësit. I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, i pyetur nga mediat në lidhje me situatën tha se nuk kishte dijeni për këtë vendim. Sipas tij,...
Burimi:
zeri.ai