Shkollat dhe qendrat shëndetësore pa shërbim, mësues, mjekë e infermierë ecin në këmbë

Shkollat dhe qendrat shëndetësore pa shërbim, mësues, mjekë e infermierë ecin në këmbë

Kaosi në segmentin e rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas vijon të prodhojë pasoja të rënda sociale, duke prekur drejtpërdrejt shërbimet jetike për qytetarët. Çdo ditë, dhjetëra mësues, mjekë dhe infermierë detyrohen të lëvizin në këmbë për orë të tëra për të mbërritur në vendet e tyre të punës, duke përballuar lodhje fizike dhe kushte të vështira terreni. Situata ka krijuar një zinxhir vështirësish në shkolla dhe qendra shëndetësore, ku stafet mbërrijnë me vonesë ose të rraskapitura, ndërsa nxënësit dhe pacientët presin shërbimet bazë. Për shumë prej tyre, kjo sakrificë e përditshme është bërë rutinë, në mungesë të një zgjidhjeje të shpejtë për rikthimin e normalitetit në qarkullim. Banorët e zonës e konsiderojnë të papranueshme që profesionistët e arsimit dhe shëndetësisë të përballen me një situatë të tillë,...