Shkoi në Fier për të rregulluar dhëmbët, gjendet i pajetë gjermani
Një 80-vjeçar gjerman është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Alarmi u dha nga familjarë dhe miq që e shoqëronin, të cilët prej tre ditësh nuk kishin arritur të komunikonin me të. Pas njoftimit, policia ka ndërhyrë duke hyrë në banesë, ku e ka gjetur të moshuarin pa shenja jete. Viktima është identifikuar si Detlef Fertig, i cili kishte rreth 15 ditë që qëndronte në Fier për turizëm dentar. Sipas të dhënave paraprake, ai kishte zgjedhur të merrte një banesë me qira gjatë qëndrimit të tij në qytet. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për...
Burimi:
gijotina.com