Shkodra zgjedh kryetarin e PD,  7,100 anëtarë në votim

Shkodra zgjedh kryetarin e PD, 7,100 anëtarë në votim

Prej orës 08:00 ka filluar votimi për zgjedhjet e kryetarit të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Shkodër, ku të drejtë vote kanë rreth 7,100 anëtarë. Procesi zhvillohet në hollin e teatrit “Migjeni” dhe do të zgjasë deri në orën 18:00. Në garë për drejtimin e degës janë Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibro. Pas mbylljes së votimit, do të nisë menjëherë numërimi i votave, dhe më pas do të shpallet fituesi që do të drejtojë degën e PD-së në Shkodër. Gjatë javës së kaluar, përzgjedhja e kandidatëve u shoqërua me tensione dhe debate të forta, duke e bërë procesin më të ndjekur dhe me interes të madh nga anëtarësia dhe publiku lokal.