“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…
Sot në Parlament do të miratohet kredia për projektin “Porta e Alpeve”, një nga programet më të rëndësishme strategjike për transformimin e Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, me financim nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Qeveria Shqiptare. Ky program prej 100 milion eurosh përfaqëson një hap të madh përpara në vizionin tonë për ta kthyer Shkodrën në një rajon me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, turizëm në të gjitha stinët e vitit dhe standarde urbane evropiane. Pas një periudhe të gjatë përgatitore, nisur që në dhjetor 2023, dhe me një punë shumë profesionale, Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, ka arritur të ndërtojë një paketë projektesh transformuese që do ta ndryshojnë mënyrën si lëvizim, jetojmë dhe zhvillojmë ekonominë...
Burimi:
sarandanews.com