Shkëputet masivi i dheut në fshatin Matogjin-Bashaj, dhjetëra familje mbesin të izoluara (VIDEO)

Shkëputet masivi i dheut në fshatin Matogjin-Bashaj, dhjetëra familje mbesin të izoluara (VIDEO)

pamje nga masivi i dheut SELENICË- Përmbytjet masive pothuajse në të gjithë vendin kanë shkaktuar problematika serioze. Rrëshqitje dherash dhe  shembje gurësh, episode të tilla janë raportuar në disa prej akseve kryesore dhe të rëndësishme, duke bllokuar qarkullimin. Së fundmi, pamje të frikshme janë regjistruar në fshatin Matogjin-Bashaj i Bashkisë së Selenicës, një pjesë inertesh dhe gurësh është shkëputur dhe ka shkatuar kaos në rrugë. Mësohet se nga bllokimi i rrugës, dhjetëra familje janë mbetura të izoluara dhjetëra familje të fshatit Bashaj, të cilat kanë bërë apel për ndihmë. Banorët bëjnë apel për ndihme, teksa bëhet me dije se me masivi i dheut është shkëputur në dy vende brenda 2 orësh mesditën e sotme./ZËRI